OSSHE- Qershori afati i fundit për të përfituar faljen e kamatvonesës

OSSHE njoftoi sot çdo abonent debitor që nuk ka hyrë në aktmarrëveshje, kanë kohë deri në qershor, kur është afati i fundit I faljes së kamatvonesës, për të lidhur një të tillë.

Njoftimi i plotë

Nga analiza e treguesve, sipas Furnizuesit të Shërbimit Universal, vlerësohet se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje.

Sqarojmë përsëri se, kjo kategori ka afat deri në muajin qershor që të përfitojnë nga falja e kamatvonesës dhe të lidhin aktmarrëveshje të re me OSHEE.

Bëhet fjalë për 10 miliardë lekë që shuhen nga falja e kamatvonesave.

Faleminderit!