Osmani takon kryeministren e Zelandës së Re: Bota është më paqësore kur i japim hapësirë grave

Në saj të vizitës në SHBA për javën e takimeve diplomatike të OKB-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

“Bota është më paqësore, më e drejtë, dhe më demokratike kur i japim hapësirë të barabartë zërave të grave dhe vajzave dhe i mbështesim ato që ta arrijnë potencialin e plotë, ka shjkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Ishte kënaqësi të bisedoja mbrëmë në Nju Jork me Kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tehksoi ajo.

“Bota është më paqësore, më e drejtë, dhe më demokratike kur i japim hapësirë të barabartë zërave të grave dhe vajzave dhe i mbështesim ato që ta arrijnë potencialin e plotë. Ishte kënaqësi të bisedoja mbrëmë në Nju Jork me Kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern”, ka shkruar Osmani.