Osmani takon Escobarin në Mal të Zi, bisedojë për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron sot në Mal të Zi ku mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të këtij shteti, Jakov Milatoviq. Në ndërkohë, Osmani ka zhvilluar në Podgoricë një takim me të dë...
Osmani takon Escobarin në Mal të Zi, bisedojë për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë
Foto: Osmani takon Escobarin në Mal të Zi, bisedojë për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron sot në Mal të Zi ku mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të këtij shteti, Jakov Milatoviq.

Në ndërkohë, Osmani ka zhvilluar në Podgoricë një takim me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në takim, siç bën të ditur Presidenca, është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon, me fokus të veçantë për zbatimin  e marrëveshjeve me Serbinë të arritura në Bruksel dhe Ohër.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova përbën palë konstruktive dhe ka potencuar se zbatimi i marrëveshjeve duhet të jetë i plotë, ndërkohë që duhen parandaluar përpjekjet e Serbisë për ta minuar zbatimin e tyre”.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar se Republika e Kosovës është pajtuar me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër, si tërësi dhe pa parakushte të cilat synojnë përqendrimin vetëm në një nen apo në një pjesë të marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Osmani, ndër të tjera, thuhet se ka falënderuar SHBA-në “për mbështetjen e vazhdueshme dhe garancën e tyre që i gjithë procesi të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në funksion të ruajtjes se funksionalitetit të shtetit dhe përshpejtimit të integrimit ndërkombëtar të vendit tonë”.