Osmani: Serbia s’mund të shkojë në BE duke ndjekur rrugën e Rusisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se asnjë shtet i cili ndjek rrugën e Rusisë dhe presidentit të saj Vladimir Putin, nuk mund ta ketë vendin në Bashkimin Europian, duke iu referuar Serbisë.

Deklaratën, Osmani e dha këtë të enjte nga Brukseli për mediat, pak para fillimit të Samitit të BE-së.

Sipas saj, nuk mund të ndiqen dy rrugë njëkohësisht, ajo e Rusisë dhe e Bashkimit Evropian.

“Besoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të jenë këtu sot, për të shprehur pikëpamjet e tyre dhe zërin e njërezve të tij. Ato vende të cilat janë të përkushtuara në rrugën europiane, duhet të shkojnë përpara. Ato vende të cilat besojnë se muind të ndjekin rrugën e Rusisë, Putinit dhe atë të BE-së njëkohësisht, nuk meritojnë drejtimin europian. Nuk mund të jesh me Rusinë dhe BE-në njëkohësisht”, theksoi Osmani.

Në lidhje me liberalizimin e vizave, Osmani nënvizoi se Kosova pret një mesazh më të qarta nga Bashkimi Evropian.