OSHEE siguron vetëm gjysmën e energjisë së kërkuar

Furnizuesi i Tregut të Lirë arriti të sigurojë këtë fillimjave vetëm 50 % të sasisë së energjisë së kërkuar në ankandet e saj të parë pas shpalljes nga qeveria të emergjencës në furnizimin e energjisë. Në ankand  që u zhvillua i ndare në dy faza u siguruan 244 920 MWh energji me një çmim mesatar 258 47 euro/MWh që në total kap një fond prej 6.4 milionë Euro. Fillimisht FTL tentoi  të siguroje 44 400 MWh energji për pesë ditë. Ankandi i ndarë në tre lote parashikonte sigurimin e një sasie 30 mije MWh energji për orarin 00:00-24:00 dhe 14 400 për orarin 07:00-23:00 në datat 13-17 tetor.

Ajo që vihet re është që loti për të cilën janë shfaqur me shumë oferta është ai i furnizimit 24 orësh me energji. Në ankandin morën pjesë 10 kompani vendase dhe të huaja teksa për ankandin e dyte mbetet për t’u parë në rezultatet finale pjesëmarrja.

Furnizuesi i Tregut të Lirë në një deklaratë për mediat garanton se do të marrë masat e nevojshme për plotësimin e sasisë së nevojshme të energjisë.

OSHEE kishte siguruar energji nga ankandet deri në datë 10 Tetor ndërkohë që furnizimi aktual po bëhet në koordinim me Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare sikurse e parashikon edhe vendimi i fundit i qeverise për kushtet e emergjencës.

OSHEE deri më tani ka shpenzuar mbi 100 milionë Euro për importet e energjisë ndërkohë që sipas planit që shpalosi Kryeministri të shtunën kompania e shpërndarjes do të marrë edhe 100 milionë Euro të tjera si mbështetje për të siguruar importet deri në fund të vitit dhe 100 milionë të tjera për importet në vitin 2022.

Qeveria shpalli emergjencën në furnizim me energji deri më 15 Prill 2022 ndërkohë që kompanitë e sektorit duhet që të pezullojnë planet e investimit dhe të fokusohen vetëm tek sigurimi i furnizimit në vend.