Viti 2022 u mbyll me nivel tjetër rekord të humbjeve në rrjetin shpërndarës të #OSHEEGroup
Pavarësisht vështirësive #importet #çmimet #mungesa_investimeve #pandemia, punonjësit tanë arritën të reduktonin humbjet në rrjet duke rritur faturimin dhe ulur abuzimet.
Janë rreth 100 mijë Mwh energji elektrike të rikuperuara në 2022 me efekt pozitiv disa milionë #euro, ku në kushtet e krizës globale të çmimeve marin vlerë të shtuar.
Falë 400.000 veprimeve dhe proceseve në terren, kontrolleve rigoroze, prerje debitorësh, identifikim të abuzuesve, sot kemi një nivel #Humbjesh 19.7% nga 20.62% të 2021, pa harruar nivelin 45% kur nisi reforma 8 vite më parë.
🟢 Duke falenderuar ekipet e #OSSH në rajone dhe në veçanti #Departamentin_Lexim_Matje_Bilanc për rezultatin, inkurajojmë stafin për arritjen e mëtejshëm të objektivave.