OSHEE paralajmëron shkëputjen e elektricitetit-Këto janë zonat do të mbesin pa energji për dy ditë

Përmes një njoftimi   OSHEE  ka  bërë me dije se për shkak të punimeve, në disa zona të Tiranës do të ketë shkëputje të energjisë elektrike. Në njoftim thuhet se shkëputjet do të ndodhin në dy ditët në vijim, pra në datat 26 dhe 27 Nëntor.

Njoftimi:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, data 26-27 Nëntor

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 26-27 Nëntor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë

26 Nëntor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Gani Domi”, “Ali Demi”

09:00 – 13:00

Pjesërisht zona e Kristalit

27 Nëntor

09:00-15:00

Pjesërisht rruga “Has Mema” pranë Bulevardit “Bajram Curri”

09:00 – 13:00

Pjesërisht rruga “Abraham Linkoln”, zona e Kristalit./ apel.media