OSHEE ka njoftuar se do të ketë të tjera ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë.
Në këtë njoftim thuhet se në datën 13 dhjetor do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në Rrugën Tefta Tashko Koco”, pjesërisht, pranë Sheshit “Avni Rustemi”, shkëputjet në këtë zonë do të bëhen nga ora 09:00-15:00.
Ndërsa zona tjetër që do të ketë shkëputje do të jetë Pallati “Rreli” në “Rrugën e Barrikadave”, shkëputjet në këtë zonë do të kryhen nga ora 09:00-14:00.
Njoftimi i OSHEE:
Njoftim për abonentët Tiranë
Stakim, 13 Dhjetor
Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, nesër, 13 dhjetor, do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë
09:00-15:00
Rruga “Tefta Tashko Koco”, pjesërisht, pranë Sheshit “Avni Rustemi”
09:00-14:00
Pallati “Rreli” në “Rrugën e Barrikadave”./apel.media