OSHEE njofton banorët e Tiranës dhe rretheve se do ketë stakime të energjisë këtë javë

OSHEE njofton se me fillimin e javës së ardhshme do të ketë stakime energjie në disa zona të Tiranës dhe jo vetëm. Stakime të energjisë, do të ketë edhe në rrethe.

Për shkak të remontit të planifikuar në NST ”Uzina Dinamo” disa zona të kryeqytetit nga ora 09:00- 13:00, për 4 orë nuk do të kenë energji elektrike.

Stakimet sipas njoftimit, fillojnë të hënën dhe përfundojnë të premten.

Teksa nga nesër zonat e para që preken janë ajo pranë shinave të Trenit, Spitalit të Traumës, ish- Parkut të Autobusave, Don Bosko dhe ish- Kombinatit.

Për të vijuar më pas Paskuqan, Bathire, Kodra e Kuqe të martën dhe të mërkurën dhe të enjten.

Ndërsa të premten preken rrugët ”Jordan Misja”, ish- ”Uzina Dinamo”, ”Siri Kodra”, ”Don Boski”, ”ish- Kombinati”, zona pranë UBT, Babrru dhe Kodra e Kuqe.

NJOFTIMI NGA OSHEE

Për shkak të remontit të planifikuar në NST “Uzina Dinamo”, në datat 21-25 shtator gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

21 shtator

Pjesërisht: Zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit

22 shtator

Pjesërisht: Paskuqan, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor

23 shtator

Pjesërisht: Paskuqan, Bathore lagjet 2,3,5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe

24 shtator

Pjesërisht: Bathore, Paskuqan, rruga “Jordan Misja”

25 shtator

Pjesërisht: Rruga “Jordan Misja”, zona pranë ish “Uzina Dinamo”, rruga “Siri Kodra”, zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, Paskuqan, Bathore lagjet nr.2, 3 dhe 5, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe