OSBE “non grata”/ META nxjerr inatin me Borchadin

Janë ashpërsuar qëndrimet mes Presidentit Meta dhe kreut të OSBE-së, Bernd Borchadt. Mesa duket Metës nuk i del e keqja me qëndrimin e OSBE-së për zgjedhjet e 30 Qershorit ku OSBE, mbështet nevojën që ka vendi, për zgjedhje të lira dhe legjitime të cilat nuk duheshin anulluar. Por Meta ka gjetur pretekstin e Gishtit të Borchadt adresuar pak ditë më parë banorëve të Astirit që protestonin pranë Drejtorisë së policisë së  Tiranë, gjest për të cilin Borchadt kërkoi menjëherë falje publike.

Por Meta nuk e ka falur dhe pikërisht sot ka nxjerrë inatin me Borchadtin, që kundërshtoi  dekretin për zgjedhjet vendore. Meta e shpalli ‘non grata’ në Presidencë ambasadorin e OSBE./apel.media