Oriola Pampuri e deklaroi të vdekur/ Banori i Astirit gjendet në spital, jashtë rrezikut për jetën

Ish deputetja demokrate Oriola Pampuri, deklaroi gjatë një lidhje telefonike me “ABC News”, se njëri nga banorët e Astirit kishte humbur jetën gjatë përplasjes me policinë.

Sipas saj, ‘vdekja’ e Mahmut Himallarit po mbahej e fshehtë nga autoritetet.

Ndërkohë që pas verifikimeve, u zbulua se Himallari është duke marrë trajtim në Spitalin e Traumës dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Përmes një deklarate zyrtare, policia lajmësroi se nuk ka viktima nga përplasja me banorët e Astirit, por vetëm të plagosur./apel.media