Orges Shehu, durrsaku që “kërcënon” Kastriotin

Java e tretë e Kategorisë Superiore do të startojë nesër me dy ndeshje. Konkretisht, prej orës 13:45 do të luhen sfidat mes Kastriotit dhe Tiranës, si dhe Teutës me Dinamon. Në prag të transfertës dur...
Orges Shehu, durrsaku që “kërcënon” Kastriotin
Foto: Orges Shehu, durrsaku që “kërcënon” Kastriotin

Java e tretë e Kategorisë Superiore do të startojë nesër me dy ndeshje. Konkretisht, prej orës 13:45 do të luhen sfidat mes Kastriotit dhe Tiranës, si dhe Teutës me Dinamon. Në prag të transfertës durrsake me kampionët e vendit në fuqi, trajneri durrsak i bardhebluve u shpreh kështu para mediave:

“Është një kundërshar që do vlerësim, duhet të kemi kujdes nga të gjitha drejtimet. Jam optimist për ta përballuar si duhet këtë ndeshje dhe do të kërkojmë fitoren. Statistikat janë për në fund dhe jo pas dy javësh. Kundërshtari, ashtu si ne dëshiron të marrë fitore. Unë mendoj se nuk duhet të nisemi nga cilësia e lojtarëve, pasi futbolli është një sport ekipor. Pra, cili luan si ekip dhe jep 100% në fushë merr fitoren.

Futbolli është provim periodik, sepse pas çdo jave vihesh përballë skuadrave të ndryshme. Nuk duhet të nisemi nga kundërshtari që kemi përballë për synimet, pasi çdo ndeshje vlen 3 pikë. Duhet të jemi më agresivë dhe më të kujdesshëm në momentin që shënojmë gol. Në këto momente duhet t’i kemi minutat në favorin tonë dhe jo kundër.

VAR-i dhe deklarata e Jarecit për mohimin e penalltisë? Nuk kam komente për dizenjatorin e arbitrimit, por mendoj se VAR është gjë pozitive për futbollin shqiptar, pasi zvogëlon gabimet. Edhe gjyqtarët janë njerëz dhe gabojnë. Largimi i Çelhakës ka vënë disi në vështirës stafin, pasi është e vështirë për ta zëvendësuar dikë si ai. Megjithatë, ata që luajnë në atë rol po japin më të mirën”.