Opozita në Parlament/ Nishani: Duhet të paraqesin menjëherë dy projektilgje, pa to mbetet thjesht një fasadë e shëmtuar e regjimit të masakrës elektorale

Ish presidenti Bujar Nishani me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar kundrejt opozitës duke thënë se ata duhet të paraqesin menjëherë në parlament dy projekt-ligje.

Postimi i plotë:

Opozita në Parlament duhet të paraqesë menjëherë 2 (dy) projekt-ligje !
1- Ligjin për Vetingun e politikanëve dhe konfiskimin e çdo pasurie të pajustifikuar prej tyre.
2- Ligjin për detyrimin e çdo deputeti, ministri, drejtuesi të institucioneve kushtetuese për të bërë publike deklaratën e pastërtisë së figurës marrë prej Komisionit të shqyrtimit të dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.
Opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për ti miratuar e vetme ato ligje.
Por opozita mundet të kondicionojë çdo angazhim të saj në legjislacionin që kërkon edhe votat e saja, vetëm pas miratimit të këtyre ligjeve prej Parlamentit.
Opozita mundet ti ketë në agjendën e diskutimit të saj në çdo seancë parlamentare këto ligje themelore për kurimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri.
Nëse opozita nuk i ndërmerr këto hapa, ajo mbetet thjesht një fasadë e shëmtuar e rregjimit të masakrës elektorale ! 🇦🇱