Opozita do ulet me maxhorancën për Reformën Zgjedhore/ Ftesa, nga OSBE

Opozita jashtëparlamentare do të ulet në tryezën e Reformës Zgjedhore në 19 Nëntor me maxhorancën qeverisëse. Mësohet se Opozita joparlamentare, ka pranuar ftesën e OSBE-së,  për tryezën për Reformën ...

Opozita jashtëparlamentare do të ulet në tryezën e Reformës Zgjedhore në 19 Nëntor me maxhorancën qeverisëse.

Mësohet se Opozita joparlamentare, ka pranuar ftesën e OSBE-së,  për tryezën për Reformën Zgjedhore por përfaqësimi do të jetë  në nivel teknik. Tryeza që do të mbahet më 19 nëntor, do të diskutojë edhe  për çështjet e financimit të partive politike dhe të fushatave zgjedhore në Shqipëri.

Tryeza është organizuar nga Prezenca e OSBE në Tiranë, Këshilli i Evropës dhe NDI, (National Democratic Institute), ndërsa janë ftuar të marrin pjesë të gjitha partitë politike. Gjithashtu prezente pritet të jetë edhe shoqëria civile dhe KQZ./old.apel.media