Opozita braktisi seancën plenare, Balla: Nuk mund të fsheh keqardhjen

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas largimit të opozitës nga seanca plenare ka folur për mediat. Në një deklaratë në oborrin e Kuvendit, Balla tha se nuk mund të fshihte keqardhjen për këtë situatë që ndodhi sot.

Më tej ai u shpreh se sot nuk mund të kishte debat, pasi ashtu është dhe në rregullore dhe tha se në ditët në vijim do të ketë seanca të tjerë dhe shpreson që të gjendet dakordësia me opozitën.

Unë nuk e fsheh keqardhjen në mungesën e arsyes për braktisjen e një seance, pasi do të ishte me një dakordësi të plotë. Fryma e neneve 21 dhe 22 të rregullores, nuk mund të kishte debate në këtë seancë.

Ajo që unë propozova që kishin më shumë kohë, pasi deputetët e LSI nuk kishin pasur mundësi që të propozonim anëtarët e tyre në komisione. Unë shpresoj që mos ketë më ngjarje si kjo e sotmja, pasi koha e debateve ka mbaruar”, u shpreh Balla.