Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shkruan se opinioni i Komisionit të Venecias është i mirëpritur.
“Sa kohë kundërshtarët e Reformës në Drejtësi vijojnë tentativat për pengimin e saj, Kuvendi duhet të rishikojë legjislacionin për të shmangur krijimin e situatave që pengojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese. Opinioni @VeniceComm i domosdoshëm & i mirëpritur”,- shkruan Balla
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, sugjeroi mëngjesin e sotëm që të merrej opinioni i Komisionit të Venecias, për ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.
Pavarësisht se nga reagimet e Presidencës kuptohet se nuk është pëlqyer një sugjerim i tillë, mazhoranca duket se e sheh të domosdoshëm marrjen e opinionit të Komisionit të Venecias./apel.media