Operacioni “Sundimi i Ligjit”/ Reagon ministri Balla: Armëmbajtja pa leje, burim i krimeve të rënda

Ministri i Punëve të Brendshme Taulant Balla ka reaguar lidhur me operacionin policor “Sundimi i ligjit”.

Duke marrë shkas nga 32-vjeçarit në Rrëshen, i cili lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek gati për qitje, policia ka ndërmarr këtë operacion për të goditur fenomenin e armëmbajtjes pa leje.

Balla shprehet se armëmbajtja pa leje është gjithmonë një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit si dhe burim potencial i krimeve të rënda.

“Armëmbajtja pa leje është gjithmonë një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe një arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është gjithashtu burim potencial i krimeve të rënda kundër personit. Prandaj Policia e Shtetit ka nisur prej mëngjesit të djeshëm goditjen me vendosmëri të këtij fenomeni përmes operacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit”,-shprehet Taulant Balla.