Operacioni “Aesontium”/ Si funksiononte rrjeti me të mitur i shitjes së kokainës në Itali

Të mitur të punësuar për aktivitete të shpërndarjes së drogës dhe gjithashtu si vëzhgues për kontrollin e territorit. 

Pamjet nga operacioni dëshmojnë se anëtarët e kësaj organizate kriminale për t’i shpëtuar kontrollit të policisë fshihnin dozat e drogës nën çatitë e antenat e banesave, në kanalet e ujërave të zeza, në bidonat e mbeturinave etj.

Gjatë aktiviteteve hetimore doli që të dyshuarit kishin instaluar gjithashtu sisteme të mbikëqyrjes me video për të monitoruar territorin në mënyrë të gjerë.

Po flasim për operacionin e koduar “Aesontium” të policisë italiane gjatë mëngjesit të sotëm që çoi në shkatërrimin e një organizate trafikantësh italo-shqiptare me veprim në Catanzaro.

Operacioni “Aesontium” ka ekzekutuar 21 masave ndalimi ndaj personave të akuzuar për trafik lëndësh narkotike, pjesëmarrje në organizim kriminal, armëmbajtje pa leje, grabitje armësh, kërcënim e vjedhje.

Ndaj 9 personave është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg e 12 të tjerë janë vënë në arrest shtëpiak.

Në krye të shoqatës ishin dy familje të etnisë rome që monopolizuan furnizimin dhe shitjen me pakicë të kokainës brenda kalasë në Viale Isonzo në rrethin jugor të Catanzaro. 

“Këto familje ndikojnë në jetën e përditshme të qytetit dhe janë aktive mbi të gjitha në shpërndarjen me pakicë të barnave edhe në bashkitë fqinje. Ata janë të bezdisshëm sepse vjedhin sistematikisht makina, shesin drogë tek të miturit dhe madje përdorin të miturit në biznesin e tregtisë” tha prokurori.

Kanali kryesor i furnizimit me drogë ishte Puglia duke shfrytëzuar një qytetar shqiptar që merrej me transportimin e drogës në Catanzaro.