“OMICRON” në Shqipëri/ Flet Brataj: Pse të infektuarit dalin negativë? Kush ka simptoma të izolohet!

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka dhënë alarmin për shtimin e rasteve me Omicron në vendin tonë Në “ABC Live” ai ka thënë se ka një arsye pse shumë persona që mund të jenë të prekur nga...
“OMICRON” në Shqipëri/ Flet Brataj: Pse të infektuarit dalin negativë? Kush ka simptoma të izolohet!
Foto: “OMICRON” në Shqipëri/ Flet Brataj: Pse të infektuarit dalin negativë? Kush ka simptoma të izolohet!

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka dhënë alarmin për shtimin e rasteve me Omicron në vendin tonë

Në “ABC Live” ai ka thënë se ka një arsye pse shumë persona që mund të jenë të prekur nga ky variant rezultojnë negative pas testeve të kryera, pasi këto janë krijuar për të detektuar format e para të virusit.

Ai bëri thirrje që çdo person që ka simptoma të izolohet .

“Është folur gjithmonë për forma të ndryshme dhe teste të ndryshme. Por nga një variant në tjetrin ndryshon ndjeshmëria ndaj tamponit pasi ai është krijuar për format e para të virusit. Fakti që del negativ nuk duhet ta përjashtosh. Nëse ke simptoma gripi nuk duhet të shkosh në punë sepse ngjitës është edhe gripi. Duhet të mendojmë gjithmonë që kemi Omicron. Diagnozat janë në klasifikimin ICD10. Raporti është i lidhur me mjekun e familjes dhe specialistin. Deri në 14 ditë është e drejta e mjekut të familjes.

Pastaj të këshillon specialist. Vitin e kaluar ishte variant Delta që kishte një virulencë më të lartë që nuk linte asnjë lloj virusi tjetër. Omicron ka formën e lehtë por karakteristikat janë të ndryshme. Sa më shumë viruset e tjera të marrin terren domethënë që Omicron është duke u zhdukur. Një person që nuk ka bërë vaksinën dhe nuk do ta bëjë, vazhdon t’i qëndrojë idesë së tij. Shumica ose format e lehta thonë do kalojë”, u shpreh Brataj.