Aktori i humorit Olsi Bylyku ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour” në Ora Neës, ku foli për karrierën e tij dhe jetën private.
Përveç kësaj ai emitoi dhe të dashurën e tij Egli, momentet kur ajo ishte në humor dhe momentet kur ishte me nerva.
Pas kësaj aktori i humorit u pyet nëse e dashura e tij është xheloze, dhe ai tha se po, madje ka qenë më shumë, por sot jo dhe aq!
“Është (xheloze). Në fillim zgjaste sherri edhe 2-3 ditë keq fare. Shpatë ajo, shpatë unë, bazukë ajo, bazukë unë. Por tani kemi kaluar kohë dhe ka besim, e njeh tjetrin, e di cilat janë veset e tij, cilat nuk janë.
Unë nuk i kam pasur kurrë ves tradhtitë, se tradhtia është edhe punë vesi, personash që e kanë dhe sado të mundohesh ti, ai do ta bëjë”, u shpreh aktori.
Kujtojmë se Olsi tashmë i ka takuar familjarët e Eglit dhe lidhja e tyre është bërë shumë serioze./apel.media