OKB kërkon mbi 600 milionë dollarë për parandalimin e krizës humanitare në Afganistan

epaselect epa09414575 Internally displaced families from northern provinces, who fled from their homes due to the fighting between Taliban and Afghan security forces, take shelter in a public park in Kabul, Afghanistan, 14 August (issued 15 August). The Taliban captured Mazar-i-Sharif, the country's fourth-largest city and the government's last major stronghold in the north on 14 August, as they tightened their grip on the country and closed in on Kabul. Most of the remote districts of the provinces have already fallen to the Taliban in the past three months. EPA-EFE/HEDAYATULLAH AMID

Kombet e Bashkuara pritet të mblidhen sot në një konferencë në Gjenevë për të  mbledhur mbi 600 milionë dollarë për Afganistanin, duke paralajmëruar një krizë humanitare në vend pas sundimit të talibanëve.

Edhe para se Kabuli të binte në pushtimin e lëvizjes islamike, muajin e kaluar gjysma e popullsisë në vend,18 milionë njerëz, jetonin me ndihmë e organizatave humanitare.

Ky numër duket se po rritet për shkak të thatësirës dhe mungesës së parave dhe ushqimit, paralajmërojnë zyrtarët e OKB -së dhe punonjësit humantitarë.

Ndërprerja e papritur e donacioneve të huaja pas rënies së qeverisë afgane të mbështetur nga Perëndimi dhe kthimit të  të talibanëve në pushtet ka rritur presionin mbi programet e OKB-së.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se agjencia po luftonte financiarisht: “Për momentin OKB nuk është as në gjendje të paguajë pagat e punonjësve të vet,” u tha ai gazetarëve të premten.

Në konferencën e Gjenevës , e cila do të mbahet sot pasdite, do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të OKB -së, përfshirë Guterres, kryetarin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer dhe dhjetëra përfaqësues të qeverisë, përfshirë ministrin e jashtëm gjerman George W. Bush.

Gati një e treta e 606 milionë dollarëve do të përdoren nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (ËFP), i cili në një sondazh në gusht dhe shtator zbuloi se 93% e afganëve nuk kishin mjaftueshëm ushqim,  kryesisht sepse nuk kishin qasje në para për t’i blerë ato.

Organizata Botërore e Shëndetit, një organ tjetër i OKB -së po thërret gjithashtu për ndihmë, dhe po kërkon të ndihmojë qindra objekte shëndetësore që janë në rrezik të mbyllen pasi të shkurtohen fondet e donatorëve.