OBSH: Virusi nuk do të zhduket as kur vaksina të jetë në dispozicion

Supermacitë botërore janë në garë se kush do të mundë të nxjerr në treg vaksinën anti-Covid.

Kur të gjithë presin me padurim mbërritjen e vaksinën për të ndalur koronavirusin, Dr. David Nabarro, autoritet i OBSH-së për pandeminë u shpreh se virusi nuk do të zhduket as kur vaksina të jetë në dispozicion.

“Ky virus nuk do të zhduket. Është këtu për të qëndruar, do të jetë një kërcënim i ri për njerëzimin. Edhe kur të ketë një vaksinë, kjo nuk do të thotë fundi i virusit. Do të thotë që ne do të kemi një mjet të ri, më të mirë për të luftuar virusin,” është shprehur Nabarro.