OBSH: Në Gaza më shumë njerëz mund të vdesin nga sëmundjet sesa bombardimet izraelite

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, më shumë jetë mund të humbasin nga sëmundjet sesa nga bom...
OBSH: Në Gaza më shumë njerëz mund të vdesin nga sëmundjet sesa bombardimet izraelite
Foto: OBSH: Në Gaza më shumë njerëz mund të vdesin nga sëmundjet sesa bombardimet izraelite

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, më shumë jetë mund të humbasin nga sëmundjet sesa nga bombardimet. 

Zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris tha në një deklaratë: “Nëse nuk jemi në gjendje të rivendosim sistemin shëndetësor , do të jemi dëshmitarë të një numri më të madh vdekjesh për shkak të sëmundjeve në krahasim me bombardimet në të ardhmen.” 

Incidenti në spitalin al-Shifa në qytetin e Gazës u konsiderua një tragjedi nga ajo dhe ajo shprehu shqetësimin për ndalimin e stafit të spitalit nga forcat izraelite. 

Kohët e fundit, drejtori i spitalit, Muhamed Abu Salmiya , dhe mjekë të tjerë të lartë u morën në paraburgim nga ushtria izraelite.