“O Rakip po rregulloji këto gropa o burrë “- Rama, bën batuta me kryetarin e Bashkisë së Kamzës

Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka shoqëruar në shkollë edhe dy vogëlushët, Alesio Cakonin dhe Aurel Lalën. Dy fëmijët nga Thumana, i mbijetuan tërmetit dhe tani jetojnë në Kamëz.

Rrugës, teksa përcillte për në shkollë fëmijët, Ramës i zunë sytë disa gropa dhe nuk e kurseu aspak kreun e Bashkisë së Kamzës. “ O Rakip, rregulloje këtë gropat. Dera shkollës me gropa“, i tha Rama, Rakip Sulit. Ndërsa ky i fundit thjesht u përgjigj me “Patjetër“ .

Biseda e plotë

Rama: O Rakip, rregulloje këtë gropat. Dera shkollës me gropa

Rakip Suli: Patjetër.

Edi Rama: Ore patjetër rregulloje, te dera e shkollës me gropa?

Rakip Suli: Na ka lënë shumë gropa ai.

Rama: Na ka lënë shumë gropa po, iku ai.

Suli: Mbulimi i gropave e do pak kohën e vet. Kur janë shumë gropa.

Edi Rama: Në themele nuk pati gjë?

Drejtori: Jo.

Edi Rama: Vetëm atë gropën atje Rakip.

Rakip Suli: Patjetër po ka lënë shumë gropa ai.

Edi Rama: Lëre shumë gropa, nesër gropa e mbyllur Rakip. E di ti!/apel.media