“O idiot, si ç’punë kam me Amerikën?”/ Basha i revoltuar për lidhjen PD – SHBA

Kreu i PD, Lulzim Basha është ndalur te marrëdhëniet e PD me Amerikën, ndërsa ka komentuar përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar pas shpalljes së tij ‘non grata;’ nga SHBA.

I ftuar në Open Basha ashpërsoi tonet teksa debatonte me gazetarin Robert Rakipllari kur foli për ata që vënë në dyshim lidhjen e PD me SHBA.

“Cdokujt që më thotë se çfarë të duhet SHBA, do i them ‘o idiot, si ç’punë kam me Amerikën?,”.

“SHBA ka qenë gjithmonë pranë nesh para çdo vendimi të madh që është marrë në vendin tonë. SHBA vuri një vijë të kuqe për Partinë Demokratike, dhe unë nuk mund të vija në krye interesat personale të Berishës, përpara interesit të demokratëve,” u shpreh Basha.

“Ndaj PD-së pas ultimatumit amerikan, pas shpalljes non-grata dhe ultimatumet e dhëna me metafora, kam bërë çmos për të ruajtur respektin ndaj Sali Berishës.

SHBA erdhi me këtë kërkesë, dhe prandaj kemi ardhur këtu, se unë kam harmonizuar nga një anë interesat e marrëdhënies mes SHBA, se krisja e marrëdhënieve do sillte krizë ekzistenciale dhe duhet të jesh idiot mos ta kuptosh këtë. Dhe nga ana tjetër të bëja gjithçka të ruaja faqen e një njeriu që ka kaq shumë kontribut në PD,” tha Basha