Nxirrni xhupat nga dollapi- Këtë javë fillon acari

Fillimi i kësaj jave do të rikthejë edhe paqëndrueshmërinë e kushteve atmosferike.

Mesdita e ditës së sotme do të sjellë sërish reshjet e shiut në Ultësirën Perëndimore.

“Ditën e martë, i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu por edhe dëbore në zonat malore për shkak të masave ajrore më të ftohta me origjinë nga pjesa e Evropës Veriore.

Shqipëria do të preket nga i ftohti arktik dhe temperaturat do të pësojnë rënie në të gjitha qytetet”, tha meteorologia, Rezarta Xhakollari.

Ndërkohë që  sipas SHMU, “Në lartësitë mbi 1600 metër, reshjet do të kthehen në dëborë me intensitet të ulët. Përmirësimi i motit do të vijë ditën e mërkurë deri të enjten në mesditë, kohë në të cilën do të përkeqësohet sërish.

Era më e vrullshme, parashikohet ditën e mërkurë nga verilindja, e më tej pritet rënia e temperaturave nën 0 ºC si në tabelë”./apel.media