Nxirret i pajetë nga rrënojat 29-të vjeçari kosovar

Si pasojë e lëkundjeve që janë ndjerë sot, kanë humbur jetën edhe dy vëllezër nga Gjilani, përkatësisht, Shemsedin dhe Isa Abazi. Ndërsa në orët e vona të mbrëmjes është bërë e mundur nxjerrja e trupi...

Si pasojë e lëkundjeve që janë ndjerë sot, kanë humbur jetën edhe dy vëllezër nga Gjilani, përkatësisht, Shemsedin dhe Isa Abazi.

Ndërsa në orët e vona të mbrëmjes është bërë e mundur nxjerrja e trupit të 29-vjeçarit Isa Abazi nga rrënojat.

Dy vëllezërit nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit kishin ardhur për të qëndruar disa ditë në Durrës  si dhe për të kryer disa punë, duke punuar si mekanikë.

Me këto punë, dy vëllezërit tashmë të ndjerë Shemsedin e Isa Abazi, njëri 32 e tjetri 29 vjeçar po merreshin një kohë të gjatë.