Nxirren trupat e pajetë të çiftit të fejuar, Almir dhe Stela Carës/ Sëbashku edhe në botën tjetër

Tërmeti që tronditi vendin, ka lënë plagë të mëdha për shkak të historive tragjike, ku kanë humbur jetën persona të cilët kishin lidhje të afërt me njëri tjetrin.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë nxjerrë nga rrënojat në Thumanë, trupat e pajetë të çiftit të fejuar Almir dhe Stela Cara. Ata janë nxjerrë shumë pranë njëri tjetrit, ku siç vendosën të rrinë bashkë në këtë botë, ashtu shkuan edhe në botën tjetër.

Thumana ka qenë zona më e prekur ku humbën jetën 24 persona, ndërsa numri i viktimave të tërmetit deri në këto momente është 40 persona./ apel.media