Nusja dogji të gjallë burrin dhe vjehrrën/ Prokuroria merr vendimin që nuk e kishte marrë që prej vitit 1995

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin në 22 janar të vitit 2018, ku nusja Hysnie Hoxhallari  vrau me gjakftohtësi bashkëshortin dhe vjehrrën e saj, pasi iu kapën bisedat më të dashurin e saj.

Prokuroria ndërkohë ka kërkuar burgim të përjetshëm për Hoxhallarin.

Që nga viti 1995 është hera e parë që kërkohet dëmin i përjetshëm për një grua.

Nënë e bir, Olsi dhe Selkie Hoxhallari u vranë e u dogjën në banesën e tyre nga nusja Hysnie Hoxhallari.

Pasi u kap mat në tentativë për të zhdukur disa karta telefoni “sim”, policia arriti që të zbardhë ngjarjen e plotë të krimit.

Nga hetimet e strukturave policore, telefonatat e Hysnie Hoxhallarit me të dashurin e saj Kasem Pirjasi nisnin çdo ditë nga ora 06:30 minuta e mëngjesit, deri në 00:30 të mbrëmjes, vetëm gjatë ditëve që bashkëshorti i Hysnies, viktima Olsi Hoxhallari ndodhej në Greqi.

Kasem Pirjasi ka kërkuar nga Krimet e Rënda t’i heqin arrestin, pasi vrasja është kryer vetëm nga Hysnia.