Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Afrikë ka shkuar në mbi 8 milionë

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë e COVID-19, numri i rasteve në të gjithë kontinentin ka arritur në 8.093.715. Numri i të ...
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Afrikë ka shkuar në mbi 8 milionë
Foto: Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Afrikë ka shkuar në mbi 8 milionë

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë e COVID-19, numri i rasteve në të gjithë kontinentin ka arritur në 8.093.715.

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në kontinent është rritur në 7.300.843 ndërsa numri i viktimave në 202.690.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Libi dhe Etiopi. Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.

Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), deri më tani në kontinent kanë mbërritur mbi 145 milionë doza të vaksinës ndërsa janë vaksinuar 111 milionë njerëz.