Numërohen votat e ardhura nga diaspora, LDK humb mandatin

Shumica e 80 votave nga diaspora për Komunën e Fushë Kosovës i shkuan kandidatit të LVV-së, Enver Bajçinca. Kjo ia zbehu mundësinë Burim Berishës së LDK-së që të fitojë pa balotazh. Atij, pa përfshirë...
Numërohen votat e ardhura nga diaspora, LDK humb mandatin
Foto: Numërohen votat e ardhura nga diaspora, LDK humb mandatin

Shumica e 80 votave nga diaspora për Komunën e Fushë Kosovës i shkuan kandidatit të LVV-së, Enver Bajçinca.

Kjo ia zbehu mundësinë Burim Berishës së LDK-së që të fitojë pa balotazh. Atij, pa përfshirë votat e diasporës, i mungonin vetëm 14 vota për ta shmangur raundin tjetër të garës. Kurse me votat e diasporës, Berishës iu shtuan në mbi 60 votat që i nevojiten për fitoren.

Nga mbi 9 mijë e 610 vota të aprovuara nga fletëvotimet e ardhura me postë, 80 prej tyre ishin për komunën e Fushë-Kosovës.

Nga numërimi i votave të rregullta nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i LDK-së, Burim Berisha mori 49,96% të votave, krahas 25,33% të tyre sa i mori kandidati i LVV-së, Enver Bajçinca. Kjo diferencë mes dy kundërkandidatëve më të votuar është zvogëluar pas numërimit të votave të diasporës.

LDK-ja në raundin e parë të zgjedhjeve të 17 tetorit ka fituar pa balotazh në dy komuna (Pejë dhe Lipjan), ndërsa LVV-ja nuk ka mundu të fitojë në asnjërën prej komunave pa balotazh.