Nuk zbatuan rregullat, kallëzohen efektivët që shoqëruan Dritan Dajtin në ish-Bllok

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ka kallëzuar ditën e sotme policët të cilët shoqëruan Dritan Dajtin në zonën e ish-Bllokut, për trajtimin në një klinikë private. Në një njoftim për med...
Nuk zbatuan rregullat, kallëzohen efektivët që shoqëruan Dritan Dajtin në ish-Bllok
Foto: Nuk zbatuan rregullat, kallëzohen efektivët që shoqëruan Dritan Dajtin në ish-Bllok

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ka kallëzuar ditën e sotme policët të cilët shoqëruan Dritan Dajtin në zonën e ish-Bllokut, për trajtimin në një klinikë private.

Në një njoftim për mediat, SHKBB shprehet se efektivët nuk kanë zbatuar rregullat e shoqërimit si edhe nuk kanë vlerësuar si duhet situatën, ndaj edhe për këtë arsye janë kallëzuar për shpërdorimin e detyrës.

Sipas SHKBB njoftimi i lëvizjes së të dënuarit, është kryer me sms në sallën operative dhe nuk është vënë në dijeni drejtori i Burgjeve.

Gjithashtu Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve vlerëson se duhej të ishte bërë një analizë risku për situatën si edhe të verifikohej mirë situata e të dënuarit.

Ndërkohë nga ana e policisë të kallëzuar mungon vendimi i arsyetuar për lëvizjen e tij./old.apel.media