Nuk të mbron as nga shiu/ 1,300 dollarë për një çadër të Adidas dhe Gucci

A mund ta quajmë “çadër” diçka që nuk të mbron nga shiu?! Jo më kot, njerëzit patën shumë pikëpyetje pas produktit të ri të bashkëpunimit Adidas x Gucci. Kompanitë janë përballur me shumë kritika në K...
Nuk të mbron as nga shiu/ 1,300 dollarë për një çadër të Adidas dhe Gucci
Foto: Nuk të mbron as nga shiu/ 1,300 dollarë për një çadër të Adidas dhe Gucci

A mund ta quajmë “çadër” diçka që nuk të mbron nga shiu?! Jo më kot, njerëzit patën shumë pikëpyetje pas produktit të ri të bashkëpunimit Adidas x Gucci.

Kompanitë janë përballur me shumë kritika në Kinë, ku përdoruesit e rrjeteve sociale u tallën me çadrën për faktin që nuk të mbron nga shiu dhe kushton 11,000 juanë (1,300 dollarë).

E cilësuar si “çadër dielli” në faqen e internetit të Gucci-t, produkti nga koleksioni i ardhshëm Adidas x Gucci vjen me një shënim ku thuhet se “nuk është e papërshkueshme nga uji dhe është menduar për mbrojtje nga dielli ose përdorim dekorativ”.

Në platformën Weibo në Kinë, një platformë e ngjashme me Twitter-in, hashtag-u “Çadra 11,000 juanë nuk është e papërshkueshme nga uji” grumbulloi më shumë se 140 milionë shikime këtë javë.

Në një koment për revistën në Pekin “Caijing”, Gucci tha se artikulli “nuk rekomandohet për përdorim si një çadër e përditshme” dhe se ka “vlerë për koleksionistët dhe është e përshtatshme për t’u përdorur si një aksesor i përditshëm”.

Adidas x Gucci shesin për $1,300 një çadër që nuk

Pavarësisht arsyeve bindëse të Gucci-t, njerëz në Weibo thanë, “për sa kohë jemi të varfër, ata nuk do të jenë në gjendje të na mashtrojnë që të paguajmë për këtë çadër”.