Nuk pritej, por Juli dhe Genti pajtohen/ Ja ku do t’i shohim së bashku

Gent Zenelaj dhe Jul Deda kanë vendosur të lënë pas të shkuarën dhe të pajtohen.

Pas zënkës së bujshme, ata kanë vendosur të lënë gjithçka pas krahëve dhe të rikthejnë SHBLSH, grupin e famshëm të aktorëve i njohur në fillimet e “Portokalli”.

Ata do të rikthehen në një spektakël humori dhe këtë herë në “Klanifornia”.

Lajmin e ka bërë të ditur Turi, nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Sa i lumtur jam për këtë moment. Sërish bashkë vetëm në ‘Klanifornia’. ‘Shblsh’ po kthehen”, ka shkruar Hysko krah postimit ku shfaqen aktorët e njohur, Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi së bashku./apel.media