Nuk ndalet Rama-Drafti i plotë i paketës anti-KÇK

Pavarësisht kundërshtimeve që kanë ardhur nga opozita në lidhje me draftin e paketës KÇK, kryeministri Rama nuk ka nguruar që ta bëjë publike këtë të fundit si dhe mënyrën e funksionimit të saj.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka prezantuar draftin e paketës Anti-KÇK, ashtu siç e kishte lajmëruar më herët. Sipas tij kjo paketë do të godasë, mafien, krimin e organizuar, trafikun, terrorizmin dhe zyrtarët e korruptuar, duke gjurmuar dher pasuritë e tyre

Nga ana tjetër paketa krijon një njesi hetimi nën Policinë e Shtetit, nën varësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë,  kjo e fundit do të ndahet në dy drejtori: Drejtoria e Antiterrorit dhe Drejtoria e Krimit të Organizuar.

Ato do të vendosën në një ndertesë speciale. Kjo njesi do të ketë ketë 12 drejtori rajonale të vendosura në 12 drejtoritë rajonale të policisë.

Njesia do të hetojë çdo krim të parashikuar në kodin penal, nga vjedhja me armë, tek droga, grupi i strukturuar kriminal, vrasja, fallsifikimet, plagosja, rrëmbimi, prostitucioni, korrupsioni i çdo zyrtari publik. Ajo do të hetojë edhe individët përfitues të buxhetit të shtetit, koncesione, PPP, subvencione, etj.

Struktura do të ketë të drejtën të kufizojë lirinë e individit brenda një territori të caktuar. Ky urdhër do të vlerësohet nga prokuroria dhe jo nga gjykata.

Policia do të ketë të drejtën të urdhërojë marrjen e pashaportës dhe çdo mjeti tjetër të udhëtimit. Ky urdhër i komunikohet prokurorit, i cili e dërgon në gjykatë brenda 48 orëve.

Struktura dhe BKH kanë të drejtë të nisim hetim pasuror për individet që dyshojnë se niveli i jetesës nuk mbulohet nga të ardhurat. Pjesë e hetimit do të jenë bashkëshorti, fëmijët, bashkëjetuesi mbi 5 vjet, si dhe të gjithë personat e tjerë që kanë lidhje pasurie.

Policia do të marrë informacion nga çdo institucion publik ose privat; do të marrë akses në kompanitë telefonike (përgjim), në kompanitë e internetit për zbulimin e përdoruesit të internetit, në regjistra elektronike të subjekte private dhe shtetërore. Të gjitha këto do të bëhen pa miratimin e prokurorit apo gjykatës. Çdo përgjim në vende publike, gjetja e individit përmes pajisjeve të veçanta, kontroll fizik i personave, kontrolli i vendeve publike, ose subjekteve shtetërore, vëzhgime sekrete të personave në vende të ndryshme do të kryhet vetem me miratimin e policisë vendore ose me nismën vetjake të oficerit të policisë, me gradën nënkomisar e lart.

Policia mund të marrë çdo informacion privat si llogari bankare, gjendje civile, prona, aksione biznesi, çdo gjë e dhënë tjetër nga subjekete private ose shtetërore, pa leje të prokurorit apo gjykatës.

— Policia mund të sekuestrojë provat e mbledhura në varësi të urdhërit të Prokurorit. Provat e mbledhura prej tyre do të përdoren sipas vlerësimit të prokurorit.