“Nuk komentoj deklaratat e një personi non grata”, Berisha-Wisner: Të dalë një dokument që…

Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e të Ngarkuarit me punë në Ambasadën Amerikane, David Wisner, i cili në një intervistë për ‘Panorama’ nuk pranoi të komentonte për ish-kryeministrin. Në një konfere...
“Nuk komentoj deklaratat e një personi non grata”, Berisha-Wisner: Të dalë një dokument që…
Foto: “Nuk komentoj deklaratat e një personi non grata”, Berisha-Wisner: Të dalë një dokument që…

Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e të Ngarkuarit me punë në Ambasadën Amerikane, David Wisner, i cili në një intervistë për ‘Panorama’ nuk pranoi të komentonte për ish-kryeministrin.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se nëse del një dokument që e bazon këtë vendim ndaj tij për non-gratën, ai do të bënte zgjidhjen e tij.

“Nuk kam ndërmend të komentoj deklaratat e të ngarkuarit me punë të SHBA. Ai shprehet se nuk komentoj deklaratat e një personi non-grata. Që këtu s’më takon të komentoj më tutje këtë problem. Por ka një rrugë, që të paraqitet një dokument i vetëm, që të faktohet ajo që flitet në vendim dhe unë të bëjë zgjidhen. Mesa kuptova në atë intervistë, ishte një përgjigje kundër rrezikut anglo-amerikan të Ramës të shpallur në Kongresin e Partisë. Rama e kishte atë kontributin anglo-amerikan. Anglezët erdhën në zyrën time, folëm gjatë dhe më pas e panë që nuk ishte punë reforme.”, tha Berisha.