Nuk ka shkurtim të fushatës në Kosovë, KQZ: Do të zgjasë 30 ditë

Zgjedhjet në Kosovë nuk u shtynë, por fushata elektorale do të zgjasë 30 ditë. KQZ e Kosovës vendosi sot që të mos kishte fushatë 5 ditë ose aspak.

“E shoh të nevojshme që ti adresohem subjekteve politike pasi që nga 16 shtator fillon fushata zgjedhore. Siç e thash edhe dje periudha e fushatës zgjedhore për këto zgjedhje është 30 ditë dhe kjo periudhë është ligjore dhe nuk mund të ndryshohet, asdhe i bëj thirrje subjekteve politike që gjatë kësaj periudhe ti mbahen rregullave të KQZ-së .Gjithashtu ajo që është e rëndësishme gjendja e rëndë e pandemisë i bëjë thirrje subjekteve që të respektojnë masat për mbrojtje”- tha kryetari i KQZ, Kreshnik Radoniqi.

Kjo ishte një kërkesë nga disa parti opozitare ndërsa Lëvizja Vetëvendosje që ka mazhorancën kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve.

Tashmë zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor teksa fushata mund të fillojë zyrtarisht që më 17 shtator.