Nuk ka inxhinierë-Ngecin hetimet për tërmetin në Tiranë

Hetimet për banesat e dëmtuara nga tërmeti në Tiranë kanë ecur me ritme mjaft të ngadalta dhe shkak është bërë mungesa e inxhinierëve në grupin e hetimit. Deri tani në Prokurorinë e Tiranës janë konstatuar 770 ndërtesa të dëmtuara, por pranë këtij institucioni ka vetëm një inxhinier.

Në mungesë të inxhinierëve shqiparë, pritet që grupit të hetuesve t’u bashkohen inxhinierë të huaj. Sipas prokurorëve, inxhinierët që duhet të hartojnë raportet, nuk duhet të kenë kolauduar ndërtimet që tashmë janë nën hetim, kjo për arsye shmangien e konfliktit të interesit./apel.media