Nuk ka folur kurrë në Big Brother për këtë gjë/ Lidhja e Beniada Nishanit me Berlusconin

Ajo tashmë për publikun është bërë më e njohur me pjesëmarrjen në Big Brother VIP.

Bëhet fjalë për modelen nga Shqipëria, Beniada Nishani, e cila ka lindur në Durrës dhe është rritur në Itali.

Konkurrentja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri për ata që nuk e dinë krahas fushës së modelingut, më parë ka qenë e përfshirë edhe në film.

Ajo ka marrë pjesë në një film dramatik italian të vitit 2018, me regji nga Paolo Sorrentino.

Filmi, i quajtur “Loro”, flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit të medies, Silvio Berlusconi.

Bukuroshja nga Shqipëria në këtë film luan rolin e një prej femrave të shumta të Berlusconit, ku duket se është edhe pjesë e ‘trailer’-it zyrtar.

Në një intervistë të dhënë katër vite më parë, modelja u shpreh se realizoi një nga ëndrrat më të mëdha.

E pyetur se si lindi bashkëpunimi me një regjisor të kalibrit të Sorrentinos dhe çfarë roli luani ju, ajo u përgjigj: “Ishte rastësi pasi mora pjesë pas fjalëve të një miku, pak si sfidë personale dhe pak për argëtim vendosa të marrë pjesë”.

“Arrita të realizoj një nga ëndrrat e mia më të mëdha. Paolo Sorrentino më dha disa këshilla se si ta interpretoja më mirë rolin tim. Ai ishte trajneri im i vërtetë në set në radhë të parë. Në film luaj një nga femrat e Berlusconit. Një vajzë e re që dëshiron të hedhë hapat e saj në këtë botë dritash, ëndrrash dhe shpresash”, tha më tej Beniada.