“Nuk jam gati të vaksinohem”, Miss Holanda tërhiqet nga Miss World

“Miss World Holanda” i ka dhënë lamtumirën eksperiencës së saj në kompeticionin e bukurisë duke u shprehur se nuk do të vaksinohet në mënyrë që të mund të udhëtojë drejt finales së “Miss World” që mbahet në Porto Rico këtë vit.

21-vjeçarja, Dilay Willemstein, 21 vjeçe e dha vetë këtë njoftim përmes rrjeteve sociale duke thënë se nuk është gati që të bëjë vaksinën kundër Covid-19 dhe mund të mos jetë kurrë.

“Kjo është pjesërisht për shkak të detyrimit të vaksinimit … dhe personalisht nuk jam ende gati për këtë”, u shpreh ajo.

Modelja do të zëvendësohet nga Lizzie Dobbe, e cila zuri vendin e dytë në konkursin kombëtar të Holandës i cili përfundoi në korrik.

Më herët, 21-vjeçarja u shpreh për mediat se marrja e kurorës së “Miss World” ishte një ëndërr e përjetshme.

Por vetëm pasi fitoi ngjarjen kombëtare, asaj iu tha se të gjithë finalistët do të duhej të vaksinoheshin në mënyrë që të udhëtonin në Porto Rico. Nuk është akoma e qartë nëse konkursi “Miss World” ishte në përputhje me rregullat e vendasve kur nxori dekretin e tij të vaksinës, ose nëse po zbatonte rregullat e veta.

Megjithatë, modelja Willemstein e ka marrë vendimin e saj dhe ka zgjedhur që të mos jetë pjesë e këtij kompeticioni.