Nuk i mban dot lotët-Ami flet për Diena Karanxhajn: Familjarët i blenë fustan nusërie

Moderatorja dhe biznesmenia Amarda Toska ka ndarë me publikun  një ngjarje prekëse që ka përjetuar  ditën e sotme.

Përmes një statusi në Instagram, ajo  ka treguar  se ndryshe nga herët e tjera sot në dyqan i ka ardhur një kërkesë drithëruese

Disa familjarë  të  viktimave të tërmetit kanë kërkuar dy fustane nusërie për t’i përdorur në ditën e varrimit të dy vajzave.

Ami  tregon më tej  se ata ishin familjarët e Diena dhe Esiela Karanxhaj, nënë e bijë të cilat humbën jetën në rrënoja nga tërmeti i fortë.

 

Statusi i plotë:

Shume here kam derdhur lot gezimi dhe mallengjimi kur kemi percjelle vajza me fustane nuserie. Kurre nuk ma merrte mendja qe mund te derdhja lot dhimbjeje si sot per te bukurat Diena dhe Esiela.

Ne filialin tone ne durres erdhen disa kliente dhe bene nje kerekese rënqethëse… Dy fustane nusesh per dy vajza qe do i thone lamtumire te gjitheve ne diten e varrimit te tyre.

Ishin familjaret e Diena dhe Esiela Karanxhaj. 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti.

Nuk mund ta imagjinoj dot si mund të ndihet babai i Dienës, i cili humbi vajzën, mbesën dhe akoma pret që të nxirret trupi i të shoqes nga rrënojat.

Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin per tu bere nuse por per tu bere engjej qe do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemren.

Zot jepu force te perballojne dhimbjen e madhe qe fati ua dhuroi!!!