“Nuk është refuzim i Ramës”/ Bushati tregon pse nuk vjen Vuçiç në Tiranë

Analisti Andi Bushati thotë se ka dy arsye pse presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç refuzon të vijë në Tiranë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati u sh...
“Nuk është refuzim i Ramës”/ Bushati tregon pse nuk vjen Vuçiç në Tiranë
Foto: “Nuk është refuzim i Ramës”/ Bushati tregon pse nuk vjen Vuçiç në Tiranë

Analisti Andi Bushati thotë se ka dy arsye pse presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç refuzon të vijë në Tiranë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati u shpreh se refuzimi i Vuçiç nuk është ndaj Ramës, por është presion ndaj Bashkimit Europian.

“Ka dy arsye pas vendimit të Vuçiç: e para, ajo që është thënë publikisht një lloj presioni ndaj BE duke un përpjekur të fajësojë Kosovën se nuk po bën hapa para në dialog, e dyti që nuk thuhet është raporti me Ballkanin e Hapur. Vuçiç s’e ka këtë lloj presioni për herë të parë. Para samitit të kaluar këtë presion e bënë bashkë me Ramën duke e quajtur procesin farsë. Ishte një lloj goditjeje ndaj një BE-je të ngathët që nuk na u përgjigj për vaksinat etj. Shpesh e kemi parë Ramën që në emër të Vuçiç t’i bëjë shpesh presion vetë Brukselit duke marrë në mbrojtje Serbinë. Nuk është mosnjohje apo refuzim i Ramës, por është trysni ndaj BE”, tha Bushati.