“Nuk do lejojmë fillimin e punimeve”/ Aleanca thirrje urgjente për protestë: Po rrethojnë pronën e Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur sërish për protestë pasditen e sotme, në orën 19:30 tek sheshi para pedonales në Tiranë.

Mësohet se vendimi është marrë në momentet e fundit për shkak se në truallin e Teatrit Kombëtar është rrethuar zona dhe kanë nisur punimet.

Në mbështjetje të protestët do jetë edhe opozita jashtëparlametare.

Postimi nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit:

Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar!
Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet!
Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!

#duamdrejtesi
#jetojmeperliri

Fotografia e Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit - zyrtare