Norvegji/ Sulm me shigjeta, një burrë qëllon qytetarët, disa të vdekur dhe të plagosur

Disa njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur pasi një burrë qëlloi qytetarët me shigjeta në një qytet në Norvegji, sipas policisë lokale.

I dyshuari u kap pas sulmit në qytetin Kongsberg, 80 milje (80km) në jug-perëndim të kryeqytetit, Oslo, tha një zëdhënës i policisë.

“Burri është kapur … nga informacioni që kemi tani, ky person i ka kryer këto veprime i vetëm,” u tha gazetarëve.

“Disa njerëz janë plagosur dhe disa kanë vdekur.”

Ai nuk pranoi të komentojë numrin e viktimave, por tha se kishte “disa skena krimi”.

Mediat lokale raportuan një operacion të madh të reagimit emergjent në qytet, duke përfshirë policinë e armatosur, dy helikopterë dhe më shumë se 10 ambulanca.

Ministrja norvegjeze e drejtësisë dhe sigurisë publike, Monica Maeland, ka marrë përditësime mbi sulmet dhe po monitoronte nga afër situatën, tha ministria.