Noka zbërthen skenarin: Ju tregoj kush është zyrtari që donte eliminimin e Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i qëndron idesë se qeveria qëndron pas sulmit fizik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e djeshme në protestën e opozitës. Noka madje ka përdorur term...
Noka zbërthen skenarin: Ju tregoj kush është zyrtari që donte eliminimin e Berishës
Foto: Noka zbërthen skenarin: Ju tregoj kush është zyrtari që donte eliminimin e Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i qëndron idesë se qeveria qëndron pas sulmit fizik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e djeshme në protestën e opozitës.

Noka madje ka përdorur terma tepër të rënda, duke thënë se Rama “kishte vendosur eleminimin fizik të Sali Berishës”.

Sipas Nokës, skenari ishte që Berisha të goditej për të mos folur, ndërsa turma e irrutuar do vriste agresorin, më pas dhuna do shpërthente në Tiranë ndërsa Rama do i thoshte liderave të BE-së “Ja kush është opozita”.

Pjesë nga deklarata e Nokës në emisionin “Open”:

Partia Demokratike në 32 vite ka qenë më e sulmuara dhe e goditura nga komunistët në pushtet. PD ka dhe viktimat e saj, nuk është rastësi që sulmohet gjithmonë PD. Rama bën gjithçka që të asgjësojë opozitën, i ka marrë vulën partisë. Edi Rama ushqen dhunë sa herë del në televizor. Po këto dy seancat e fundit çfarë ishin? Dhunë, dhunë, dhunë. Pasi bëri gjithçka për ta eleminuar politikisht, mori vendim për ta eleminuar fizikisht, dhe i çoi atë. Dhe donte që mos të fliste Sali Berisha, atëherë një sulm i tillë do ta neutralizonte Sali Berishën, nuk do të fliste.

Skenari ishte ky, goditet Sali Berisha, nuk flet Sali Berisha, turma e irrituar vret atentatorin, dhe shpërthen kaosi në Tiranë, dhe Edi Rama do t’i thoshte BE-së, ja kush janë këta. Sali Berisha arriti ta menaxhojë në perfeksion. Unë do isha i pari që do e kisha kapur nga fyti dhe s’do e kisha lëshuar.