Mësimi në Universitetin e mjekësisë do të fillojë në datë 6 Janar
Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, bëri publik vendimin, që është marrë ditën e sotme, ku është vendosur që procesi mësimor në Universitetin e Mjekësisë të fillojë në datën 6 Janar.
Mësohet se ky vendim, për pezullimin e mësimit gjatë muajit Dhjetor, është marrë pasi gjendja e godinave pas tërmetit nuk është optimale./apel.media