Njihuni me tre burrat që shpresojnë të zëvendësojnë gruan më të pushtetshme në botë, Angela Merkel

Në foto: Tre kandidatët për kryetar të CDU-së gjatë një raundi diskutimi në Shtëpinë e Konrad Adenauer

Tre burra do jenë në garë për një punë aspak të lehtë, punën e Angela Merkel, kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.

Kushdo që fiton garën e lidershipit për Partinë CDU të Gjermanisë në 16 Janar ka shumë të ngjarë të jetë edhe kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, duke zëvendësuar Angela Merkel e cila nuk do të qëndrojë për një mandat tjetër në detyrë.

Duket si një garë e ngushtë me Friedrich Merz që aktualisht kryeson në sondazhe me një diferencë të vogël. Pyetja kryesore është – cilin drejtim do të dëshirojë të marrë CDU, dhe sa guxim kanë delegatët e partisë për një ndryshim në politikë?

Merkel u zgjodh kancelare në 2005 dhe që atëherë ka ndryshuar partinë në mënyrë dramatike, nga të qenit një grup shumë konservator, i mbizotëruar nga meshkujt në një parti të “mesit”. Kështu e kornizonte gjithmonë.

Suksesi i Merkel u përcaktua nga inteligjenca e saj politike për të kuptuar atë që është e popullarizuar tek njerëzit dhe për të ndryshuar kursin në përputhje me rrethanat. Qoftë dalja nga fuqia bërthamore, martesa e të njëjtit seks apo futja e një page minimale.

Tani pas 16 vitesh në detyrë, ajo nuk do të qëndrojë më në zgjedhjet e ardhshme në shtator. Dhe këta janë tre burrat që duan punën e saj:

Friedrich Merz

Ai aktualisht është, sipas një sondazhi të kryer nga Infratest dimap, fituesi i mundshëm.

Ai mbështetet nga krahët konservatorë dhe të biznesit të partisë, por nuk arrin të bindë shumë anëtare femra. Ai zotohet të transformojë CDU në një parti më konservatore e cila mund të jetë përsëri një shtëpi për shumë votues të pakënaqur që ndryshuan për AfD.

Nëse ai drejton CDU në zgjedhjet e ardhshme, ai do të favorizonte një koalicion me Liberalët, por ky kombinim aktualisht nuk do të jepte shumicën. Ai është në marrëdhënie të këqija me të Gjelbrit, kështu që zgjedhja e tij me ironi do të nënkuptojë një vazhdim të Koalicionit të Madh me SPD.

Armin Laschet

Armin Laschet është njeriu i vazhdimësisë duke u zotuar të mbajë partinë aty ku është: në terren të mesëm dhe të qëndrojë në pistën “Merkel”. Ai është një politikan me përvojë dhe kryeministër i Nordrhein-Westfalen, shtetet federale me popullsinë më të lartë në Gjermani.

Ai dëshiron të modernizojë Gjermaninë dhe të transformojë CDU në një parti me më shumë përfaqësim femëror. Ai po bashkëpunon me Jens Spahn, ministrin e shëndetit të vendit dhe një nga politikanët më të rinj kryesorë në vend. Nëse ai fiton garën, CDU ka shumë të ngjarë të hyjë në një koalicion me Partinë e Gjelbër.

Norbert Röttgen

Norbert Röttgen është fituesi më pak i mundshëm, por mund të fitojë mjaft terren në sondazhe ballë për ballë kundër Laschet. Avokati i trajnuar aktualisht kryeson komitetin e punëve të jashtme të Bundestagut. Ai gjithashtu dëshiron të modernizojë CDU por me një shtysë më të madhe në mjedis, gjë që ai mendon se do t’i nxisë brezat e rinj të votojnë për partinë. Kjo e bën atë – nëse fiton – gjithashtu të paracaktohet për një koalicion me Partinë e Gjelbër./ Burimi CNBC