Njihuni me Hotelin lundrues unik që duket se ka dalë nga një film i 007

Në realitet, Anthénea ka lindur si frymëzim nga një film i 007: një kapsulë e mbuluar nga një kupolë e gjitha me vetëmjaftueshmëri duke e bërë atë imbarkimin më unik në botë.

Ideja ka lindur nga një vizion e Xhejms Bond (James Bond), agjenti që është kthyer në një idhull për Jean-Michel Ducancelle, arkitektin që ka krijuar Anthénea, një kapsulë lundruese të mbuluar nga një kupolë e bardhë që bie direkt në sy mes varkave të ankoruara në portin e Trébeurden, në rajonin e Côtes-d’Armor.

E klasifikuar si varkë pavarësisht formës unike, Anthénea ka lindur me synimin për të ofruar një strehim ekskluziv detar pa dëmtuar florën detare. Kabina ka një sistem ‘electro scan’  që analizon dhe filtron ujin, ndërsa mobilimi i brendshëm është realizuar me materiale të ricikluara.

Prototipi 50 metra katrorë ka dhe një veshje xhami që të mundëson të shikosh ambientin nëndetar.

Ai ka panele diellore për t’u furnizuar me energji dhe ecën me një shpejtësi 5 nyje (9.26 kilometra në orë) dhe shitet për 535 mijë dollarë. Aktualisht, prototipi po përdoret si hotel luksoz për ata që duan një eksperiencë të veçantë./apel.media