Cristiano Ronaldo nuk po kalon një sezon të mirë me Juventusin.
Pas 11 javëve në Serie A, pesë futbollistë kanë shënuar më shumë gola se Cristiano Ronaldo në Itali dhe pesë të tjera sa CR7-ta.
Ronaldo deri tani e ka dërguar topin në rrjetën e kundërshtarëve pesë herë, aq sa Edin Dzeko (5), Joao Pedro (5), Arkadiusz Milik (5), Lautaro Martínez (5) dhe Christian Kouamé (5).
Kurse, golashënuesi më i mirë deri më tani është Ciro Immobile, me 13 finalizime.
Sulmuesi në top formë i Lazios ndiqet nga Romelu Lukaku (9), Luis Muriel (8), Domenico Berardi (7) dhe Duvan Zapata (6)./apel.media