“Njeri i rrezikshëm…”, Haradinaj – Vuçiç: Mos ki frikë, Kosova po kërkon atë që i takon

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili e cilësoi ish-kryeministrin e Kosovës si njeri të rrezikshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan se: “për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë”.

Duke i rekomanduar Vuçiç të mos tregohet nervoz, Haradinaj shton se “nëse Serbia dëshiron ta shmangë bashkimin kombëtar të Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, atëherë duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”.

Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë!

Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon.

Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejten tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës.

Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi!”, shkroi Haradinaj.

Kujtojmë se, Haradinaj paralajmëroi mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Serbinë.